75 Mall Live Search
20:41 / E Premte, 26 Shtator 2025 / F.R

“Mesazhi nga themeltari i PDK-së dhe i shtetit të Kosovës”, Ferat Shala rikthen në kujtesë fjalimin e fuqishëm të Thaçit për Drenasin

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka rikthyër në kujtesë fjalimin e fuqishëm të ish-presidentit Hashim Thaçi për Drenasin.

Në videon e publikuar nga Shala, dëgjohet Thaçi duke u shprehur se Drenica dhe Drenasi e kanë pasur e ka dhe do ta ketë vetëm një adresë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës Partinë Demokratike të Kosovës.

“Dëshiroj t’iu dërgojë mesazh disave që e mira e ka qu peshë kthehen në shtëpine e vet. Drenica dhe Drenasi e kanë pasur e ka dhe do ta ketë vetëm një adresë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës Partinë Demokratike të Kosovës”, pati thënë Thaçi.

Ndërsa deputeti krahasa videos është shprehur se ky është mesazhi nga themeltari i PDK-së dhe i shtetit të Kosovës./IndeksOnline/