19:36 / E Premte, 15 Tetor 2021 / OSH

Mesazhi përmbyllës i 38-shit të Vetëvendosjes në Prishtinë: Fundi i fushatës është fillimi i punës për ne

Drilon Brahimi ka qenë një nga kandidatët më aktiv për asamble në kryeqytet. Më plan konkret e vizion të qartë, Brahimi ka prezantuar synimet. 38shi i Vetëvendosjes ka thënë se fundi i fushatës është fillimi i punëve të mira që do ndodhin me Arben Vitinë.”Për Prishtinën me përulësi!

Sot, po përmbyllim fushatën zgjedhore, për t’ia lënë hapësirën vullnetit qytetarë për të ushtruar sovranitetin e tyre në përzgjedhjen e të parit të Prishtinës dhe asemblistëve meritorë. Fundi i kësaj fushate, është vetëm fillimi i punëve cilësore dhe progresive që do të bëjnë kandidatët për asamble nga radhët e LVV dhe listës Guxo, në krye me z. Arben Vitia.

Me plan konkret e me vizion të qartë, vullnet plotë e me përulsi, Prishtinën do ta bëjmë vend më të mirë jetese, ku mirëqenia dhe përfshirja qytetare do të jetë prioritet. Duke vendosur të rinjtë në qendër, do të vëm në pah potencialin e tyre dhe do të kanalizojmë energjinë që kanë, në aktivitete arsimore, kulturore dhe sportive që ushqejnë shpirtin dhe skalitin mendjen.

 Andaj, miq dhe familjarë, u jam mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të ofruar gjatë tërë fushatës. Ju do të jeni dëshmitarë të kësaj mirënjohje që them sot, atëherë kur do të shihni konkretisht rezultatet që do sjell LVV-144, dhe unë personalisht si kandidat për asamble, në po këtë listë me numër 38. Një mbështetje e juaj sot, do të thotë shumë për të nesërmën. Pranë jush dhe me ju” shkruan Brahimi në Facebook.