75 Mall Live Search
12:39 / E Hënë, 20 Korrik 2020 / C E

Mesazhi prekës i paragllajdistes kosovare, që u përplas në ajër me të riun nga Vushtrria, i cili vdiq mbrëmë në QKUK

Fatos Gërxhaliu ka humbur jetën pas një përplasjeje në ajër me Jona Gegaj derisa po lëshoheshin nga bjeshkët e Korishës.

Paragllajdisti nga Vushtrria nuk mundi t’u mbijetonte plagëve dhe humbi jetën mbrëmë vonë në QKUK.

Për këtë ka reaguar edhe Jona Gegaj që fatmirësisht i ka shpëtuar më së keqes.

Dje me datë 19.07 u ndeshëm aksidentalisht në ajër unë dhe kolegu Fatos Gerxhaliu. Me dhimbje te thellë mora lajmin qe Fatosi humbi betejën me jetën . Fatos kemi me t’kujtu sa te kemi jete ty dhe miresine tende. Bashkënjdej dhimbjen me kolegë e familjarë“, ka shkruar Gegaj në rrjetet sociale.

Ekipet kujdestare të Komisionit për hetimin e aksidenteve dhe incidenteve aeronautike (KHAIA) kanë dalë në vendin e ngjarjes bashkërisht me njësitet rajonale të Policisë së Kosovës në Prizren dhe kanë ekzaminuar provat në terren.

KHAIA-ja, do të hapë hetime për këtë rast dhe raporti përfundimtar, i cili do të përfshijë rekomandimet do t’i dërgohet Qeverisë dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës. /IndeksOnline/