75 Mall Live Search
10:08 / E Hënë, 20 Maj 2024 / AR

Mesazhi prekës i Ronaldos në fustanin e Georginës

Georgina Rodriguez ka treguar fustanin që kishte veshur në Javën e Modës në Paris, i cili përmbante një mesazh prekës nga Cristiano Ronaldo.

Futbollisti ndihmoi në personalizimin e fustanit të partneres së tij që ajo veshi në sfilatën e modës “Vetements”.

Mesazhi i Ronaldos në anën e pasme shkruan: “Për dashurinë e jetës sime, Cristiano Ronaldo”.