75 Mall Live Search
15:30 / E Enjte, 18 Janar 2024 / LB

Mesazhi që avokati serb la të varri i vajzës shtatëvjeçare në Prekaz

Çedomir Stojkoviq, avokat i politikanit serb, Nikolla Sandulloviq, ka vendosur sot lule te varri i Blerina Jasharit, vajzës shtatëvjeçare të vrarë në Prekaz.

Ai ka lënë një mesazh në tri gjuhe të ndryshme:

“Urrejtja vdes. Ti jeton përgjithmonë. Një mijë lot për një mijë vjet paqe. Dhe miliona shpresa dhe ëndrra. Të cilat fillojnë me fjalën “Më Fal”./IndeksOnline/