75 Mall Live Search
10:45 / E Enjte, 16 Maj 2024 / G T

Mesfushorët me ndikimin më të lartë këtë sezon, Granit Xhaka i dyti nga “CIES Football”

Faqja e njohur sportive “CIES Football Obs” ka publikuar listën e mesfushorëve me impaktin më të lartë gjatë sezonit 2023/24.

Mesfushori i Kombëtares së Spanjës dhe Manchester Cityt, Rodri – është i pari gjatë këtij sezoni që ka pasur impakt të lartë me një vlerësim prej 98.5, shkruan Indeksonline

I dyti në këtë listë është mesfushori i Kombëtares së Zvcirës dhe lojtari i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka.

Xhaka nga “CIES” është vlerësuar me 92.3 me impaktin e dytë më të madh në botë në pozitën e tij.

Futbollisti i tretë në këtë listë është mesfushori i Arsenalit, Martin Odegaard, duke u vlerësuar me notën 89.9./Indeksonline/