Mesfushori “bombastik” i Llapit, Ersil Ymeri flet për të ardhmen e tij dhe për ofertat që ka

Një nga futbollistët më në formë në këtë sezon të Superligës së Kosovës ka qenë mesfushori i Llapit, Ersil Ymeri.
Ai në janar nga Superiorja e Shqipërisë u transferua tek skuadra e Podujevës por arriti që shpejtë të bëhet një nga futbollistët kryesor të ekipit.
Ymeri në një prononcim për Indeksonline ka folur për të ardhmen e tij dhe ofertat që ka pranuar.
“Mendoj që gjatë kësaj merkato s’do të ketë lëvizje nga ana ime pasi jemi ne bisedime me drejtuesit e Llapit dhe çdo gjë po shkon shumë mire. Dëshira është e të dyve”, u shprehë ai fillimisht.
“Po kam pasur kontakte nga disa ekipe ne Kosova dhe Maqedonia e Veriut por për momentin jam pjesë e Llapi dhe po mendoj për edicionin e ri qe fillon shumë shpejt”, shtoj mesfushori i njohur.

“Interesim nga skuadra qe luajnë në Evropë kam pasur, dhe kontakte të ndryshme por asgjë konkrete”, përfundoj Ersil Ymeri.
Që nga transferimi i tij, Ymeri ka arritur të shënoj 8 gola dhe duke qenë një nga futbollistët më efektiv të Llapit./Indeksonline/
