75 Mall Live Search
19:17 / E Premte, 04 Prill 2025 / Gj. Sh

Mesfushori brazilian cak i hajnave në Barcelonë, e ndalojnë dhe i vjedhin orën luksoze

Futbollisti i Gironas, Arthur Melo, është grabitur dje në qytetin e Barcelonës.

Braziliani u sulmua nga dy persona, ku i është vjedhura ora luksoze në një parking në Passeig de Gracia, shkruan IndeksOnline.

Fatmirësisht, Arthur Melo nuk ka pësuar lëndime fizike.

Gazeta spanjolle ”Marca” raporton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00. Mesfushori brazilian ka shfrytëzuar pak kohë të lirë për të bërë pazar dhe kur po merrte biletën e parkimit ka ndodhur e gjithë ngjarja. Në “një sekondë” njëri prej personave iu afrua nga pas dhe i vodhi orën luksoze , më pas iku me vrap dhe hipi në një motoçikletë ku e priste personi i dytë.

Nuk është hera e parë që braziliani pëson një incident të tillë , pasi në vitin 2019 shtëpia e tij u sulmua teksa po luante një ndeshje kundër Liverpool-it./IndeksOnline/