08:24 / E Shtunë, 27 Tetor 2018 / indeksADMonline

Emre Can duhet t’i nënshtrohet operimit

Mesfushori gjerman do t’i mungojë për një kohë Juventusit.

Emre Can vuan nga një gjëndër tiroide e cila duket se kërkon vetëm operimin.

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka thënë që mjekët janë duke e vëzhguar gjendjen e lojtarit dhe shumë shpejt do të marrin vendim nëse ai do të duhet t’i nënshtrohet intervenimit kirurgjik.

“Ai po kryen testet mjekësore”, ka thënë Allegri në konferencë për shtyp.

“Mjekët do të marrin vendim nëse ai do të operohet, por me aq sa di unë, një gjë e tillë duhet patjetër”./KosovaPress/

Temat: