13:23 / E Enjte, 23 Maj 2019 / indeksADMonline

Mesfushori i Kosovës në formacionin e javës në Zvicër

Lizerni i Idriz Vocës ka mposhtur Zurichun e Kryeziut dhe të Kolollit në ndeshjen e xhiros së 35-të të Superligës zvicerane.

Voca ka bërë një paraqitje shumë të mirë duke kontribuar në këtë fitore që siguron pjesëmarrjen në Europa League.

Ai është përfshirë në formacionin e javës në Zvicër.

Përveç Idriz Vocës në formacionin e javës është përfshirë edhe futbollisti tjetër shqiptar, Pajtim Kasami. /IndeksOnline/