15:32 / E Hënë, 10 Maj 2021 / Blerim

Mesfushori i Lazios thyen hundën, operohet me sukses!

Skuadra e Lazios e humbi ndeshjen ndaj Fiorentinës me rezultatin final në 2:0.

Në këtë ndeshje u lëndua mesfushori, Sergej Milinkovic-Savic, ku ka pësuar thyerje të ashtit të hundës dhe sot ka kryer me sukses operimin, shkruan IndeksOnline

Lajmin e ka bërë të ditur vet skuadra e Lazios përmes një postimi në profilin e tyre në ‘Twitter’.

Pavarësisht dëmtimit, Milinković-Savić luajti të gjitha 90 minutat kundër Fiorentina.