14:43 / E Shtunë, 03 Qershor 2023 / Gj. Sh

Mesfushori i Shqipërisë humb ndeshjet ndaj Moldavisë & Ishujt Faroe

Mesfushori i Shqipërisë, Klaus Gjasula, nuk do të jetë i gatshëm të luaj në dy ndeshjet e muajit qershor ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe, të vlefshme për kualifikueset e Euro 2024.

Gjasula ka pësuar një lëndim fizik dhe pas analizave mjekësore, FSHF-ja ka njoftuar se ai nuk do të jetë i gatshëm të luaj për Kombëtaren e Shqipërisë, shkruan IndeksOnline.

Mesfushori shqiptar do të rikthehet te skuadra e Darmstadit, ku do të nis fazën e rikuperimit.

Stafi teknik i Kombëtares ka komunikuar me mesfushorin dhe i ka uruar atij shërim të shpejtë në mënyrë që ai të rikthehet sa më parë në fushën e lojës./IndeksOnline/