75 Mall Live Search
08:56 / E Hënë, 17 Prill 2023 / shkelqim osmanaj

Mesfushori kroat dëshiron të largohet nga Tottenham vetëm pas një sezoni

Ivan Perisic është gati të largohet nga Tottenham pas vetëm një sezoni.

34-vjeçari u bashkua nga Interi verën e kaluar në një marrëveshje dyvjeçare.

Tuttosport thotë se Perisic është i prirur të largohet nga Spurs dhe të kthehet te Nerazzurri.

Largimi i Antonio Contes si trajner i Spurs në mars llogaritet gjithashtu kundër qëndrimit të Perisic në Londrën e Veriut.

Perisic luajti të gjithë ndeshjen të shtunën, ndërsa Spurs në vendin e pestë u tronditën 3-2 në shtëpi nga Bournemouth. /IndeksOnline/