17:41 / E Hënë, 30 Janar 2023 / LB

Mesfushori shqiptar bën lëvizje gjatë merkatos, Nedim Bajrami bëhet me ekip të ri, mbetet në Serie A

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Nedim Bajrami kishte jo pak luhatje te Empoli, pavarësisht potencialit të madh që zotëron ky futbollist.

Mesfushori shqiptar kërkoi të largohej dhe fakti që po qëndronte ende në këtë skuadër bëri që të mos kishte më motiv për t’u ngritur në lartësinë e duhur.

Por Sport Ekspres ka mësuar se Bajrami e ka gjetur ekipin e ri. Në bazë të informacioneve të fundit, mesfushori ka firmosur për Sasuolon.

Ditën e nesërme pritet që të kryhen edhe vizitat mjekësore për ta zyrtarizuar këtë lëvizje. Sasuolo mori vëmendjen e të gjithëve në ditën e djeshme pasi turpëroi Milanin me shifrat 5-2 në transfertë.