75 Mall Live Search
10:51 / E Martë, 31 Janar 2023 / B O

Mesfushori shqiptar kalon te skuadra e njohur angleze

Anis Mehmeti po fillon të ngjisë shkallët e karrierës së tij. Mesfushori që po shkëlqen me Wycombe sot do të bëhet me skuadër të re.

Mehmeti do të kryejë ditën e sotme vizitat mjekësore te klubi i Bristol City, pas një akordi që është gjetur me lojtarin dhe klubin e shqiptarit që garon në kategorinë e tretë angleze.

Pas vizitave, 22-vjeçari do të kompletojë edhe kalimin te Bristol në ditën e fundit të merkatos.

Mësohet se nga ky transferim, Uikombe do të përfitojë 1 milionë paund, aq sa ishte klauzola për mesfushorin me tipare sulmuese që pjesën e mbetur do e shohim një kampionat më lart./Indeksonline/