75 Mall Live Search
23:36 / E Martë, 24 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Mesha solemne e Krishtlindjes nga Katedralja ‘Shën Nënë Tereza’

Sonte zhvillohet mesha solemne e Krishtlindjes në Katedralen ‘Shën Nënë Tereza’ në Prishtinë.

Kjo meshë udhëhiqet nga Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, në bashkëmeshim me meshtarë të dioqezës.

Kurse nesër vazhdon mbajtja e meshës në Kateadrale, teksa duhet theksuar faktin se Krishtlindjet janë ndër kremtimet më të rëndësishme në kalendarin e festave të krishtera, transmeton Indeksonline.

Krishtlindjet kremtohen dhe festohen çdo natë me 25 dhjetor dhe në të kujtohet lindja e shpëtimtarit Jezu Krisht dhe pas Pashkëve renditet si festa më e rëndësishëm për të krishterët./Indeksonline/