15:37 / E Martë, 05 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Meshkujt beqarë janë më të ëmbël se ata të martuarit

Djemtë beqarë kanë tendenë të kenë erë më të fortë të trupit sesa burrat e martuar, ka gjetur një studim i ri.

Dhe, kjo mund të funksionojë në favor të tyre.

Hulumtimi u bazua në hulumtime të mëparshme që kishin gjetur se burrat e vetmuar kanë nivele më të larta të testosteronit. Hulumtuesit shtynë meshkujt për të prodhuar djersë dhe grtë më pas e nuhatën nënsqetullën e tyre  për të parë nëse kishte dallime të dukshme në erë.

Jo vetëm që beqarët kishin një erë më të fortë të trupit, por studimi gjeti se gratë gjithashtu i vlerësonin fytyrat e tyre si më mashkullore sesa burrat që ishin në marrdhënie.

Në studimin e ri të botuar në revistën “Frontierës in Psycology”, hulumtuesit nga Universiteti Macquarie u përcaktuan për të përcaktur nëse meshkujt e vetëm dhe ata që ishin të martuar kishin erë të ndryshme, në bazë të niveleve të testosteronit.

Për ta bërë këtë, ata kishin zgjedhur 82 femra heteroseksuale që normonin erën e trupit dhe fytyrat e njerëzve në mes të moshës 18 dhe 35 vjeç .

Burrat i shtyen të punonin fizikisht si fillim.

Më pas u morë nga bluza e tyre pjesa e sqetullës dhe iu dha grave ta nuhasin dhe të vlerësonin.

Studimi gjeti se femrat shpesh e vlerësonin erën e burrave të martuar prej 3 deri në 6.

Burrat e vetëm në anën tjetër erdhën në një mesatare 3.5.

Në mënyrë të ngjashme, gratë vlerësuan fytyrat e meshkujve beqarë si meshkuj më të pashëm sesa burrat që ishin në marrëdhënie./Indeksonline/