13:03 / E Enjte, 01 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Meshkujt duhet të krijojnë familje para moshës 35 vjeçare për të shmangur defektet e të porsalindurve

Meshkujt duhet të fillojnë jetën e tyre familjare para se t’i bëjnë 35 vjeç për të shmangur rreziqet për fëmijët e tyre të palindur, ka gjetur një studim i ri.

Studimi ka përcjellë 40 milionë fëmijë zbuloi se rreziku i komplikacioneve të lindjes rriten kur baballarët janë në mesin e të 30-ve të tyre dhe në mënyrë të konsiderueshme rriten nga moshë 45 vjeçare.

Sipas këtij studimi, nuk janë vetëm gratë që duhet të kujdesën për lindje më të hershme, por edhe burrat gjithashtu kanë përgjegjësi.

Hulumtuesi Michael Eisenberg, nga Shkolla e Mjekësisë të Universitet të Stanfordit, tha: “Deri tani kemi shikuar vetëm faktorët e rreziqeve që vijnë nga nëna, por tani studimi i ri tregon se të keni një fëmijë të shëndosh luan rol të rëndësishëm edhe mosha e babit./Indeksonline/