16:35 / E Mërkurë, 06 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Meshkujt që kanë alergji nga seksi

Sindromi i sëmundjes post-orgasmike (POIS) është një gjendje e rrallë që u jep njerëzve simptoma të ngjashme me ato të gripit menjëherë pas ejakulimit, transmeton Klan Kosova.

Rasti i parë i këtij çrregullimi kronik u dokumentua në vitin 2002, megjithatë, më shumë se 50 pacientë kanë pasur raste të tilla, thuhet sipas një studimi të ri.

Të sëmurët mund të kenë simptoma si ethe, djersitje dhe kruarje të syve.

Përveç simptomave fizike që imitojnë alergji siç është kongjestioni i hundës, lodhja ekstreme e të tjera, kjo sëmundje gjithashtu mund të shfaqë edhe  simptoma mendore, si përqendrimi i zvogëluar dhe nervozizmi.

Për shkak të studieme të pakta që janë realizuar për këtë problem, ende nuk dihet shkaktari i kësaj alergjie.

Megjithatë, ekspertët dyshojnë se alergjia e spermës ndaj një proteine ​​të caktuar mund të jetë fajtor.