14:17 / E Hënë, 24 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Meshkujt që konsumojnë ushqime të shpejta, më pak pjellorë

Meshkujt që hanë ushqime të shpejta, kanë më shumë gjasa të kenë testikuj të vegjël dhe janë më pak pjellorë.

Hulumtimet thonë se ata që konsumojnë peshk, pulë, fruta dhe ujë prodhojnë spermë më shumë dhe kanë testikuj më të mëdhenj.

Gjetjet vijnë pasi studiuesit analizuan shëndetin dhe dietën e 2.935 burrave më një moshë mesatare prej 19 vjeç, gjatë provimeve të pranimit të shërbimit ushtarak.

Sipas dr. Feiby Nazanit, burrat mund të rrisin shanset për t’u bërë baballarë duke ngrënë ushqim më të ekuilibruar./Indeksonline/