07:31 / E Enjte, 30 Janar 2020 / indeksADMonline

“Meshkujt shqiptar kërkojnë të zgjasin organin gjenital përmes ndërhyrjes kirurgjikale”

Zhaklin Lekatari e ftuar në studion e “Opinion” mbrëmë, siç karakterizohet, është përgjigjur pa komplekse.

Gjatë diskutimit mbi temën se si ka ndryshuar ndër vite bukuria e femrave, arsyet se përse i drejtohen bisturisë së mjekëve dhe cilën pjesë të trupit duan të ndryshojnë, ajo ka treguar se cila është ndërhyrja që meshkujt shqiptar kërkojnë të bëjnë tek vetja e tyre.

Blendi Fevziu: Nëse unë do pyes Zhaklinën se çfarë ndërhyrje kirurgjikale kërkojnë meshkujt tek blogu i Zhaklinës, jam i sigurt që nuk do të përgjigjet….

Zhaklin Lekatari: Po do të përgjigjem, zgjatjen e organit gjenital… jo gratë korrigjimin e organit gjenital, se ekziston dhe ajo, por nuk e kërkojnë gratë, ose të paktën jo tek unë…. /tvklan.al