14:35 / E Martë, 02 Shkurt 2021 / OSH

Meshkujt tregojnë se çfarë i tërheq tek femrat … nuk janë ato që mendoni

Të brendshmet
“Më gjeni një mashkull që nuk i pëlqen të brendshmet e bukura”. Të gjithë meshkujt i vënë re ato kështu që, vajza është koha për të investuar për disa të reja.

Duhanpirja
80% e meshkujve nuk i pëlqejnë vajzat duhanpirëse. Disa të tjerë mendojnë se është diçka normale dhe është e drejtë e gruas të bëjë çfarë të dojë. Mirëpo, në syrin e një mashkulli një vajzë që konsumon duhan nuk duket aspak bukur. Vajza është koha për të lënë duhanin.

Grimi
Meshkujt bien dakord në një pikë: grimi. Shumica e tyre nuk e pëlqejnë grimin e rënduar. Një grim natyral me ngjyra sa më të buta është ideali, sipas meshkujve.

Qerpikët
Disa meshkujt mendojnë se qerpikët falso i bëjnë vajzat të duken bukur dhe shumë tërheqëse. Mirëpo, ka edhe nga ata djemë që mendojnë se është e ekzagjeruar vendosja e qerpikëve.

Vetullat
Shumica e meshkujve nuk i pëlqejnë vetullat e lyera. Gjithsesi, ata i kushtojnë rëndësi këtij detaji në fytyrën e vajzës. Disa meshkuj i pëlqejnë vetullat e kuruara, kur ato janë lyer në perfeksion.

Thonj të pastër
Meshkujt nuk i kushtojnë rëndësi ngjyrës së thonjëve të një vajze. Për ata është e rëndësishme që të jenë të pastër, kaq. Mirëpo, ata meshkujt që i vënë re këto detaje, nuk i pëlqejnë thonjt me shumë ngjyra. Sa më thjesht aq më bukur.

Parfumi
Shumica e meshkujve i kushtojnë rëndësi parfumit të një gruaje. Aroma e një vajze është diçka që meshkujt e mbajnë mend dhe nuk e harrojnë. Gjithsesi, meshkujt tregojnë se parfumi i një vajze nuk duhet të jetë shumë i rëndë. Ata nuk pëlqejnë vajzat që lahen në parfum.