17:42 / E Diele, 15 Shtator 2019 / indeksADMonline

Mesi i shtatorit e gjen Vlorën të mbushur me turistë

Jemi në mes të shtatorit, por për shumë shqiptare e të huaj pushimet nuk kanë mbaruar.

Në Vlorë këtë të dielë ishin të shumtë ata që kishin zgjedhur plazhin.

Mes të huajve mbizotërojnë ata nga Evropa lindore.

“Jam këtu me familjen time. Kemi zgjedhur pushimet në shtator për shkak të klimës dhe çmimeve më të lira”.

Temperaturat e pranueshme, qetësia dhe çmimet konkurruese thonë se e bëjnë këtë kohë ideale për pushime.

“Unë jam prej Struge. Liqeni aty ka filluar të ftohet, prandaj kemi ardhur këtu”

“Korriku dhe gushti është për rininë”

Panorame e ngjashme edhe në Durrës e Shëngjin.

Duket se turizmi shqiptar po arrin sfidën e zgjatjes së sezonit të pushimeve përtej tre muajve të verës.