75 Mall Live Search
09:45 / E Mërkurë, 08 Mars 2023 / k.v

Mësimdhënësi në Podujevë u sulmua në Ditën e Mësuesit, arrestohet i dyshuari

Një profesor në Gërdoc të Podujevës ka raportuar në polici se më 7 mars, është sulmuar fizikisht nga një i dyshuar, ndërsa ky i fundit është arrestuar.

Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë, ku thuhet se rasti ka ndodhur rreth orës 10:30.

“Ankuesi mashkull kosovar profesor ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.