23:33 / E Enjte, 02 Shkurt 2023 / B O

Mësimdhënësit ndihen të tradhtuar nga Sindikata e Arsimit

Çdo koeficient nën vlerën 120 euro, ishte i papranueshëm për të.

Por, pas publikimit të vlerës së koeficientit, ky qëndrim i kreut të SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj u zbut.

Gjatë së mërkurës, nga sindikata më e zëshme u shprehën se pajtohen me vendimin e qeverisë.

Por, ndonëse i pashpresë, një ditë pas, Jasharaj thotë se nuk janë të kënaqur me pagat në institucione arsimore.

Por, megjithatë jo të gjitha kategoritë pësuan nga vendimi i ekzekutivit.

Jo ndaj qeverisë, por pakënaqësitë më të mëdha tani mësimdhënësit i kanë me sindikatën.

Si do që të jetë, Osmani shpresoj se do të ketë ngritje të koeficientit çdo vit.

Pos sektorit të arsimit, edhe nga administrata dhe sistemi i drejtësisë, u shprehën të pakënaqur me koeficientin në vlerë 105 euro.