Mësimi nis edhe 4 ditë, shkolla më e madhe e Fushë Kosovës me mungesa të mësuesve!

Një shqetësim i madh është shfaqur në Fushë Kosovë, konkretisht në Shfmu “Mihal Grameno”. Disa ditë para nisjes së mësimit, shumë klasa të para kanë mungesë të mësuesve.
Në njoftimin më poshtë sqarimi i këtij institucioni arsimor.
Përshëndetje, prindër të nderuar!
Urime për fillim e klasës së parë!
Ky është një hap i rëndësishëm dhe i veçantë në jetën e fëmijëve tuaj.
Urojmë që çdo ditë të jetë e mbushur me mësime të reja, miq të rinj dhe shumë suksese në rrugën e dijes!
Paçi suksese dhe shumë kënaqësi në këtë rrugëtim të ri!
Bashkangjitur gjeni listat e klasëve të para.
P.S. Në ditët në vazhdim mësimdhënësit- et krijojnë grupet e klasëve dhe informoheni për çdo gjë.
Me respekt,
Drejtoria e shkollës!