Mësimi online, studentët fajësojnë pandeminë për mungesën e seksit

Studentët po fajësojnë pandeminë për grabitjen e jetës së tyre seksuale, sipas një studimi të ri.
Sipas studimit të Sondazhit Kombëtar të Qëndrimeve Seksuale dhe Mënyrave të Jetesës nga Covid, i cili ende nuk është publikuar, personat në fund të adoleshencës dhe të njëzetat po ankohen se koronavirusi i ka mbajtur ata beqarë, raporton Independent.
Profesor Kirstin Mitchell i Universitetit të Glasgow, i cili është hetues kryesor në sondazh, tha për The Sunday Times: “Ne zbuluam se pas një viti nga pandemia, njerëzit raportuan më pak lidhje dhe më pak seks”.
Mitchell vazhdoi duke thënë se, zakonisht të rinjtë mund të kishin filluar të bënin seks për herë të parë gjatë universitetit, por që mësimi online ndryshoi gjërat./Indeksonline/