75 Mall Live Search
15:55 / E Hënë, 01 Prill 2024 / AR

Mesjava është e rezervuar për klasikën e futbollit kosovar, dy skuadrat kërkojnë finalen

Prishta është nikoqire e Dritës në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Kupën e Kosovës.

Dy skuadrat me objektivë të ndryshëm këtë edicion, me kryeqytetasit që të gjithë fokusin e kanë në Kupë, ndërsa ‘Intelektualët’ po luftojnë edhe për titullin e kampionit.

Të mërkuren, me fillim nga ora 15:00 në Sami Kelmendi (Lipjan), pritet të jetë një ndeshje spektakolare.

Egbo është për herë të dytë në kërkim finales në futbollin kosovar, pasi që arriti të fitoj Superkupën e Kosovës ndaj Ballkanit, kërkon një tjetër trofe për bardhekaltërit.

Ndërsa trajneri kundërshtar, Zekirija Ramadani edicionin e kaluar ishte në finalen e Kupës së Kosovës, por pa arritur sukses, duke u mposhtur pikërisht nga Prishtina.