Mesnatë, zv/kryeministri Abazi thotë se punët po vazhdojnë

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë duke qëndruar ende në sallën e Kuvendit.
Edhe pse ora shënon gati dy, deputetë vazhdojnë të jenë të pranishëm në sallë duke pritur që shumë shpejtë të bëhet votimi në lexim të dytë i Projektligjit për Buxhetin e vitit 2020, raporton Indeksonline.

Zv/kryeministri i vendit Haki Abazi gjeti kohë që në këto orë të mesnatës të realizojë edhe disa fotografi, duke thënë se punët po vazhdojnë./Indeksonline/

