10:35 / E Enjte, 23 Janar 2020 / indeksADMonline

Mësohen çiftet çerekfinale, të Kupës së Kosovës

Në mesjavë janë zhvilluar ndeshjet e rrethit të katërt në Kupën e Kosovës në konkurrencën e meshkujve.

Feronikeli, ka shënuar fitore bindëse ndaj Dritës me rezultat 101:66 dhe në çerekfinale do të përballet me Bashkimin.

Skuadra e Ponte Prizrenit, ashtu siç është pritur e ka mundur Prishtinën e Re me rezultat 83:51 dhe në çerekfinale do të ndeshet me Pejën.

Trepça e ka mundur Vushtrrinë me rezultat 85:48 dhe u kualifikua në mesin e tetë skuadrave më të mira. Në rrethin e ardhshëm do të ballafaqohet me Rahovecin, që është organizator i Final 8-s.

Golden Eagle Ylli e ka eliminuar Megasportin, duke e mundur me rezultat 94:57 dhe në çerekfinale e pret fituesja e Kupës së Kosovës, Sigal Prishtina.

Final 8-a e Kupës së Kosovës do të organizohet nga 11 deri më 15 shkurt në Rahovec.

Rezultatet

Feronikeli – Drita                           101:66

Ponte Prizreni – Prishtina e Re83:51

Trepça – Vushtrria                   85:48

Golden Eagle Ylli – Megasport      94:57

Ndeshjet çerekfinale:

Feronikeli – Bashkimi

Prizreni – Peja

Trepça – Rahoveci

Ylli – Prishtina