75 Mall Live Search
23:39 / E Enjte, 11 Janar 2024 / Gj. Sh

Mësohen çiftet gjysmëfinaliste të Kupës së Italisë

Janë mësuar të gjitha ndeshjet çerekfinaliste të Kupës së Italisë.

Juventusi është skuadra e fundit e cila ka siguruar kalimin në gjysmëfinale, pasi mposhti Frosinonen me rezultat bindës 4-0, shkruan IndeksOnline.

Në gjysmëfinale, Juventusi për kundërshtar do ta ketë skuadrën e Lazios.

Ndeshja tjetër gjysmëfinale do të luhet mes Fiorentines dhe Atalantas.

Gjysmëfinalet e Kupës së Italisë zhvillohen me nga dy ndeshje dhe luhen gjatë muajit prill, më saktësiht me 3 dhe 24 prill./IndeksOnline/