Mësohen çiftet në Ligën e Evropës, përballje interesante

Sot me fillim nga ora 12:00 është bërë tërheqja e shortit të Ligës së Evropës.
32 skuadra në garë do të synojnë të fitojnë trofeun në fund me finalen që zhvillohet më 18 Maj në stadiumin e Sevillës.
Në hedhjet e shortit janë përcaktuar disa përballje interesante siç janë, Napoli – Leicester, Lazio -Marseille, Lyon – Rangers.
Edicioni i ri i Ligës së Evropës nis më 16 shtator kur luhet ndeshjet e raundit të parë.
Kampion aktual i këtij kompeticioni është Villarreali që mposhti në finalen e ediconin të mëparshëm Man Utd pas ekzekutimit të penalltive.
Grupet komplete të Ligës së Evropës:
Grupi A: Lyon, Rangers, Sparta Prague, Brondby
Grupi B: Monaco, PSV, Real Sociedad, Sturm Gaz
Grupi C: Napoli, Leicester, Spartak Moscwa, Legia Warsaw
Grupi D: Olympiakos, Frankfurt, Fenerbahçe, Royal Antwerp
Grupi E: Lazio, Lokomotiv Moscow, Marseille, Galatasaray
Grupi F: Braga, Crvena Zvezda, Ludogorets, Midtyjlland
Grupi G: Leverkusen, Celtic, Betis, Ferencvarosi
Grupi H: Dinamo Zagreb, Genk, West Ham, Rapid Wien