13:12 / E Hënë, 21 Dhjetor 2020 / C E

Mësohen datat e hedhjes së shortit dhe zhvillimit të ndeshjeve për raundin e 1/8 të Kupës së Kosovës

Komisioni i garave e ka caktuar terminin e tërheqjes së shortit për fazën e 1/8-së së finales së Kupës së Kosovës.

Çiftet e kësaj faze do të mësohen, më 11 janar në orën 13:00, teksa ndeshjet e këtij rrethi do të zhvillohen, më 10 shkurt.

Shorti në këtë raund do të jetë i lirë dhe skuadrat nuk do të ndahen nëpër vazo.

Ekipet e kualifikuara:

Ferizaj, Ulpiana, 2 Korriku, Dukagjini, A&N, Istogu, Flamurtari, Feronikeli, Llapi, Arbëria, Ballkani, Drenica, Drita, Prishtina, Gjilani dhe Trepça ’89.