20:56 / E Premte, 24 Maj 2024 / Gj. Sh

Mësohen dy futbollistët e parë që kanë marrë ftesë nga Sylvinho, shihen në Tiranë

Federata Shqiptare e Futbollit, ka njoftuar se të hënën me 27 maj do të publikohet lista me futbollistët e ftuar të Sylvinhos, që do të marrin pjesë në Kampionatin Evropian.

Sipas të gjitha gjasave, dy futbollistët e parë që kanë marrë ftesë nga Sylvinho, janë sulmuesi i Chelseas, Armando Broja dhe futbollisti që shkëlqeu në ndeshjet eliminatore, Jasir Asani, shkruan IndeksOnline.

Të dy futbollistët janë parë sot në qytetin e Tiranës.

Broja është duke e ndjekur ndeshjen Skenderbeu – Vllaznia, në stadiumin Air Albania./IndeksOnline/