Mësohen edhe dy çifte në raundin eliminim-direkt në EURO20, Spanja luan kundër Kroacisë dhe…

Janë mësuar edhe dy ndeshje të fazës eliminim-direkt në Kampionatin Europian EURO20.
Kombëtarja e Spanjës pas fitores së thellë 5 me 0 kundër Sllovakisë ka siguruar kualifikimin për në raundin tjetër, shkruan IndeksOnline
Ekipi i Luis Enriques në raundin tjetër do të luaj kundër Kombëtares së Kroacisë.
Çifti tjetër që u mësua sot është ndeshja mes Kombëtares së Suedisë dhe Ukrainës – edhe pse kjo e fundit pritet të zyrtarizohet pas ndeshjeve të orës 21:00 (mund të ketë ndryshime)./IndeksOnline/