75 Mall Live Search
20:33 / E Mërkurë, 30 Qershor 2021 / Blerim

Mësohen edhe datat e El Clasicos për sezonin e ri 2021/22

Shorti për sezonin e ri të La Ligas 2021/22 është hedhur para pak çastesh, ku janë mësuar edhe dy ndeshjet e El Clasicos.

Klasikja e parë e sezonit të ri do të zhvillohet në stadiumin ‘Camp Nou’ më 24 tetor, në xhiron e 10-të, shkruan IndeksOnline

Kurse ndeshja e dytë në La Liga mes Real Madrid dhe Barclonës në ‘Santiago Bernabeu’ zhvillohet më 20 mars të vitit 2022.

Kujtojmë që sezoni i ri i La Ligas nis nga data 15 gusht./IndeksOnline/