75 Mall Live Search
22:09 / E Enjte, 01 Dhjetor 2022 / Gj. Sh

Mësohen edhe dy çifte për 1/8 e finales, ja kur do të luhen

Sot u zhvilluan dy ndeshjet e xhiros së tretë dhe të fundit në Grupet E dhe F në Kupën e Botës “Katar 2022”.

Maroko, Kroacia, Japonia dhe Spanja janë skuadrat të cilat kanë siguruar kualifikimin në 1/8 e finales, shkruan IndeksOnline.

Japonia do të përballet me Kroacinë, ndeshje e cila do të zhvillohet me 5 dhjetor nga ora 16:00.

Një ditë pas, më 6 dhjetor nga ora 16:00, Maroko do të luaj kundër Spanjës.

Në ndeshjet e tjera të 1/8 e finales takohen:

Holanda – ShBA,

Argentina – Australia,

Anglia – Senegali dhe

Franca polonia./IndeksOnline/