Mësohen finalistet e ’’Wimbeldon’’ në kategorinë e femrave

Finalja e turneut më të madh në botë ”Wimbeldon”, në kategorinë e femrave do të luhet mes tenistes nga Tunizia, Ons Jabeur dhe asaj nga Kazakistani Elena Rybakina, raporton Indeksonline.
Jabeur në gjysmëfinale mposhti tenisten gjermane Tatjana Maria, me rezultat 2-1 në sete, 6-2, 3-6 dhe 6-1.
Në ndeshjen tjetër Elena Rybakina fitoi ndaj rumunes Simona Halep me rezultat 2-0 në sete, të dy herët me rezultat 6-3.
Karakteristikë interesante është fakti se të dy finalistet e Wimbeldon janë në finale për here të pare në një Grand Slam të tenisit.
Ndeshja finale mes Jabeur dhe Rybakina do të luhet ditën e shtune me fillim nga ora 15:00./Indeksonline/
