75 Mall Live Search
14:44 / E Enjte, 11 Prill 2024 / G T

Mësohen gjyqtarët për javën e 29-të në Superligën e Kosovës

Gjatë këtij vikendi do të zhvillohet java e 29-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Në program janë tri ndeshje të shtunën dhe dy të dielën, shkruan Indeksonline

Në ndeshjen mes Dritës dhe Lirisë, gjyqtarë kryesor do të jetë Bardh Ajeti, me asistentët e tij: Alban Ejupi, Meriton Berisha dhe Mentor Ajeti.

Ndeshja derbi e javës mes Prishtinës dhe Gjilanit, do t’i ketë këta gjyqtarë: Lirim Jashari (kryesor), Besnik Morina, Bekim Rama dhe Erdall Zasella si asistentë.

Më poshtë e keni foton me gjyqtarët e zgjedhur në short për ndeshjet e Superligës këtë javë./Indeksonline/