15:03 / E Enjte, 23 Maj 2024 / G T

Mësohen gjyqtarët për xhiron e fundit të Superligës së Kosovës

Gjatë vikendit zhvillohen ndeshjet e fundit të këtij sezoni në Superligën e Kosovës.

FFK-ja ka përcaktuar në bazë të shortit edhe gjyqtarët për ndeshjet e kësaj jave, shkruan Indeksonline

Vëmendja më e madhe është në ndeshjet mes Dukagjinit-Gjilani dhe Fushë Kosova – Feronikeli 74.

Në ndeshjen mes Dukagjinit dhe Gjilanit si gjyqtar kryesor është Isak Ceroviku, kurse asistentët e tij janë: Meriton Berisha, Fatlum Jashari dhe Alban Shala.

Në ndeshjen mes Fushë Kosovës dhe Feronikelit 74, gjyqtarët janë: Bardh Ajeti (kryesor), Gzim Mehmeti, Faton Jakupi dhe Mentor Ajeti./Indeksonline/