75 Mall Live Search
23:33 / E Enjte, 16 Prill 2026 / Gj Sh

Mësohen gjysmëfinalet e Conference League

Sonte janë zhvilluar ndeshjet e dyta çerekfinale të Conference League.

Strasbourg ka bërë rikthimin e madh, duke e mposhtur skuadrën gjermane Mainz, me rezultat 4-0, duke kaluar në gjysmëfinale me rezultat të përgjithshëm, 4-3, shkruan IndeksOnline.

Në gjysmëfinale kaluan edhe Shakhtar Donetsk, Rayo Vallecano dhe Crystal Palace.

Katër skuadrat do të kërkojnë finalen e madhe, e cila zhvillohet në Leipzig.

Në gjysmëfinale, Shakhtar Donetsk përballet me Crystal Palace, derisa Rayo Vallecano me Strasborgun.

Ndeshjet e para zhvillohen me 30 prill, derisa ato të kthimit me 5 maj./IndeksOnline/