Mësohen gjysmëfinalet e Europa League
Sonte janë zhvilluar ndeshjet e dyta çerekfinale të Europa League.
Freiburg, Aston Villa, Nottingham Forest dhe Braga janë kualifikuar në gjysmëfinale, shkruan IndeksOnline.

Katër skuadrat do të kërkojnë finalen e madhe, e cila zhvillohet në Stamboll.
Në gjysmëfinale, dy skuadrat angleze, Nottingham Forest dhe Aston Villa do të përballen mes vete, derisa Braga luan me Freiburgun.
Ndeshjet e para zhvillohen me 30 prill, derisa ato të kthimit me 5 maj./IndeksOnline/


