75 Mall Live Search
16:11 / E Shtunë, 03 Shkurt 2024 / G T

Mësohen katër skuadrat e para që sigurojnë kualifikimin në raundin tjetër të Kupës së Kosovës

Sot është rikthyer futbolli kosovar me ndeshjet e Kupës së Kosovës në raundin e 1/8 së finales.

Prishtina mposhti Gjilanin pas penalltive, në një ndeshje tejet interesante, shkruan Indeksonline

Tri skuadrat tjera që siguruan raundin tjetër të Kupës së Kosovës, ishin, Suhareka, Malisheva dhe Vjosa.

Kujtojmë që nesër zhvillohen edhe katër ndeshje tjera. Trepça ’89 pret Llapin, Dukagjini luan ndaj Dinamos, Drita ndaj Rilindja 1974 dhe Ballkani pret në shtëpi Vëllazimin./Indeksonline/