Mësohen kundërshtarët e mundshëm të Kosovës në Ligën B të Nations League

Kombëtarja e Kosovës për herë të parë do të luajë në Ligën B të UEFA Nations League, pasi në fazën e play-offit e mposhti në dy ndeshje Islandën.
Pas përfundimit të ndeshjes, janë mësuar menjëherë edhe kundërshtarët e mundshëm të Kosovës, shkruan Indeksonline
“Dardanët” pritet të jenë të vazon e katërt, ku i “ikë” shteteve, si: Suedisë, Irlandës së Veriut dhe Maqedonisë së Veriut.
Kështu kundërshtarët e mundëshëm të Kosovës nga vazo 1, 2 dhe 3, janë: Skocia, Hungaria, Polonia, Izreali, Sllovenia, Gjeorgjia, Republika e Irlandës, Rumania, Austria, Ukraina dhe Zvicra./Indeksonline/
👇 Pots for League B of the 2026–27 UEFA Nations League#UNL | 🇽🇰 pic.twitter.com/8fNAnQ4RFG
— Kosovo Football 🇽🇰 (@FootballKosovo) March 23, 2025