75 Mall Live Search
22:42 / E Martë, 26 Korrik 2022 / Gj. Sh

Mësohen kundërshtarët e radhës të Ballkanit në Ligën e Konferencë

Kampioni i aktual i Kosovës, Ballkani është kualifikuar në raundin e tretë të Ligës së Konferencës.

Skuadra e udhëhequr nga Ilir Daja, fitoi me rezultat bindës 6-0 në ndeshjen kthyese ndaj La fioritas, e cila u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, shkuran IndeksOnline.

Golat për skuadrën nga Suhareka i shënuan Albion Rrahmani me tre gola, Leonit Abazi me dy dhe një gol e shënoi Ermal Krasniqi.

Ballkani kaloi tutje me rezultat të përgjithshëm 10-0.

Në raundin e e tretë të Ligës së konferencës, Ballkani do të ballafaqohet me fituesin e ndeshjes Sutjeska – Klaksvik./IndeksOnline/