75 Mall Live Search
16:00 / E Enjte, 14 Korrik 2022 / Gj. Sh

​Mësohen kundërshtarët e Sigal Prishtinës dhe Trepçës në FIBA Europe Cup

Mësohen kundërshtarët e Sigal Prishtinës dhe Trepçës në FIBA Europe Cup

Në Munih të Gjermanisë është hedhur shorti për kualifikimet e FIBA Europe Cup.

Do të jenë tre raunde dhe katër skuadra do të kalojnë në grupet e kësaj gare. Ndeshjet zhvillohen mes 27 dhe 30 shtatorit.

Kampionia e shumëfishtë e Kosovës, Sigal Prishtina që ka arritur mes 16 skuadrave më të mira të kësaj gare më parë u kualifikua direkt në gjysmëfinale, ku e pret fituesin e ndeshjes BC Kalev Cramo dhe Cedevita Junior.

Ndërkohë, nënkampionia e Kosovës, Trepça do të përballet me skuadrën gjermane BG Gottingen. Nëse mitrovicasit kalojnë tutje do të përballen me Sportingun e Lisbonës.