75 Mall Live Search
23:23 / E Mërkurë, 26 Qershor 2024 / Gj. Sh

Mësohen ndeshjet e 1/8 së finales në Euro 2024, përballje interesante

Ka përfunduar faza e grupeve në Kampinatin Evropian, ku janë mësuar 16 skuadrat që kanë kaluar tutje.

Gjermania, Zvicra, Spanja, Italia, Anglia, Danimarka, Slovenia, Austria, Franca, Holanda, Rumania, Belgjika, Sllovakia, Portugalia, Turqia dhe Gjeorgjia janë në mesin e gjashtëmbëdhjetë kombëtareve më të mira, shkruan IndeksOnline.

Po ashtu janë mësuar edhe ndeshjet e 1/8 së finales, ku do të kemi përballje interesante.

Padyshim ndeshja kryesore e kësaj faze është ajo mes Belgjikës dhe Francës, e cila zhvillohe tme datë 1 korrik nga ora 18:00.

Ndeshje tjetër interesante është edhe ajo mes Zvicrës dhe Italisë, e cila luhet me 29 qershor nga ora 18:00.

Nikoqiri i këtij Kampionati, Gjermania përballet me Danimarkën, me datë 29 qershor nga ora 21:00.

Spanja për kundërshtar do ta ketë Gjeorgjinë, Portugalia luan me Slloveninë, Holanda me Rumaninë, ndërsa Turqia me Austrinë./IndeksOnline/