Mësohen ndeshjet gjysmëfinale të Champions League

Janë mësuar ndeshjet gjysmëfinale të Champions League për sezonin 2022/23.
Sonte Manchester City barazoi me Bayern Munchenin 1-1, por e eliminoi nga gara me rezultat të përgjithshëm4-1, kurse Interi nuk arriti se një barazim në shtëpi 3-3 me Benfican, por që ishte i mjaftueshëm për tu kualifikuar në gjysmëfinale me rezultat të përgjithshëm 5-3, shkruan IndeksOnline.
Kujtojmë që mbrëmë ishin Real Madridi dhe Milani që siguruan kualifikimin në gjysmëfinale, pasi eliminuan Chelsean dhe Napolin.
Në gjysmëfinale do të kemi dy përballje mjaftë interesante.
Dy skuadrat që edhe vitin e kaluar u ballafaquan në këtë fazë, Manchester City dhe Real madrid do të luajnë përsëri mes vetemm ndërsa Milan do të ketë punë me rivalët lokal, skuadrën e Interit./IndeksOnline/
