Mësohen skuadart që kalojnë në 1/8 e finales së Conference League
Sonte janë zhvilluar ndeshjet e kthimit të play-offit të Conference League, ku janë mësuar skuadrat e kualifikuara në 1/8 e finales.
Kampioni i Kosovës, Drita është eliminuar nga skuadra sllovene Celje, derisa skuadra shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Shkëndija e Tetovës u eliminua nga Samsunspor, shkruan IndeksOnline.
Në 1/8 e finales u kualifikuan edhe Fiorentina, Rijeka, Lech Poznan,Az Alkmar, Crystal Palace dhe Sigma Olomouc.
Shorti për 1/8 e finales hidhet ditën e premte./IndeksOnline/



