Mësohet arbitri që do të gjykojë ndeshjen Barcelona-PSG-ja

Është caktuar arbitri që do të gjykojë superndeshjen e Ligës së Kampionëve midis Barcelonës dhe PSG-së.
UEFA-ja, vendosi t’ia besojë këtë ndeshje anglezit Michael Oliver.
Për Oliver, kjo ndeshje do të jetë e 4-a që do ta referojë ai në Ligën e Kampionëve, me dy ndeshje në raundin kualifikues si dhe atë të fazës së ligës midis Ajaxit dhe Interit.
Kujtojmë se kjo ndeshje do të zhvillohet të mërkurën, në stadiumin “Montjuic”, me fillim në orën 21:00./IndeksOnline/